Tregime Erotike

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. supergeniv
     
    .
    Avatar


    Memento audere semper

    Group
    Administrator
    Posts
    18,096

    Status
    Anonymous
    Teme: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

    Ora e Maleve


    Me interes mendoj se do ishte te sillnim disa legjenda shqiptare apo tregime ose dhe rrefenja qe i kemi degjuar apo lexuar mbi nje figure teper te njohur nder viset tona siē eshte ajo e Ores apo njohur ndryshe si zana e maleve shqiptare.
    Si per fillim po sjell nje shenim qe albanologu Fran Baron Nopcsa ka hedhur ne nje prej pershkrimeve te udhetimeve te tija te shpeshta nder viset shqiptaro-veriore.


    ------------------------------------------------------------------------------------

    Vat Losha i tregon Nopcsa-s*

    Vati po gjuante cjepėr. Nė errėsirė e sipėr ai u rrėzua nga njė shpat, u plagos nė njėrėn kėmbė dhe humbi ndjenjat. Pasi erdhi nė vete dhe jehona i zgjoi tė therrurat nė kėmbė, ndezime njė shkrepse njė tufė bari dhe si pėr habinė e tij u gjend pėrpara njė grupi femrash. Disa prej tyre ishin tė bukura dhe kishin njė ngjyrė tė ēelėt nė fytyrė, tė tjerat ishin tė shumtuara dhe me ngjyrė tė zezė. Nė largėsi ai arrinte tė shihte pishtarėt e ndezur tė shokėve tė tij gjahtarė, tė cilėt ishin nė kėrkim tė tij.
    Pėrmes grupit tė frikshėm tė grave Vati deshte t’u binte nė sy shokėve tė tij qė po e kėrkonin, por sa mė shumė qė ai pėrpiqej, aq mė shumė i ngushtohej rrethi, i cili e detyroi tė binte nė qetėsi dhe tė hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr t’u vėnė re nga gjahtarėt e tjerė. Pėr tė parė mė mirė se kush ishin kundėrshtarėt e tij, ai hodhi nė prushin e mekur dhe disa tufėza tė tjera bari, kqyrri dhe njėherė pėrreth flakadanit, grupin e femrave dhe i pyeti disa prej tyre qė i kishte afėr, se kush po i binet nė qafė?. “Ne jemi orėt e njerzve, tė bukurat janė orėt e mira, tė zezat janė ato tė njerzve tė kėqinj. Nėqoftėse njė njeri mėkaton atij i shfaqet papritmas fytyra e orės sė tij”.
    I plagosuri u nis padashje drejt lartėsisė dhe aty vuri re, se shumė prej grave u ngjanin tė afėrmėve tė tij. Lėvizja qė kreu i lėndoi kėmbėn dhe ai gulēoi. Jehona iu pėrgjigj sėrisht, por kėsaj rradhe ajo nuk i ngjau e largėt, pėrkundrazi, iu bė se ishte shumė afėr. “kush rėnkon kėtu?” pyeti ai nė ankth, po ato qė mė parė iu pėrgjigjėn. “Ora jote, e cila para teje nė tė njėjtin vend u rrėzua”. Nė atė ēast Vat Losha humbi sėrisht ndjenjat dhe u zgjua vetėm kur pishtarėt e gjahtarėve i ndriēuan sytė.
    Nė fakt Vat Losha ishte me temperaturė, megjithatė klani i tij beson se ai vėrtetė pa orėn dhe foli me tė.


    “Faqja e zezė”, tė cilėn unė (Nopcsa) dua ta komentoj nė vijim tė tregimit tė Vat Loshės, pėrdoret shpesh si sharje nė Shqipėri. Dhe “Vraft i Ora” nė krahinėn e Shalės pėrdoret shumė si mallkim. Ora ėshtė shumė e njohur nė krahinat e tjera shqiptare, pėrveē asaj sė Dibrės, ku nuk njihet. Nėqoftėse dikush e kalon natėn nėn njė tis, nė Apripė tregohet se, orėt uleshin nė degėt e tij dhe atehėrė personit mund t’i realizohen dėshirat e kėrkuara. Megjithatė kjo nuk ėshtė dhe aq pa rrezik. Kėto “ora” mund tė jenė fare mirė “zanat” e pėrshkruara nga Hahn-i nė librin e tij Studime Shqiptare.



    * Nopcsa, Franz. Aus Šala und Klementi. Albanische Wanderungen. Sarajevė. 1910. 18
     
    .
6 replies since 30/7/2011, 14:54   38697 views
  Share  
.
Top